Nga Bardh Maçi

Në ndeshjen e fundit, atë Luftëtari- Vllaznia ka patur tre momente të diskutueshme të cilat kanë nxjerrë në pah edhe disa gabime të arbitrave.

Do shpjegoj së pari rastin e Malotes per dy kartonat e verdhe dhe gabimin e arbitrit ne veçanti. Nuk dua t’i dal zot Malotes sepse ka eksperience te madhe dhe nuk eshte dasht me ba absolutisht ate gjest, por arbitri asht bere shkaktar per kartonin e dyte te verdhe, sepse arbitri e nxorri jashte pasi doktori e mjekoi dhe gjate kohes qe ishte duke dalë jashte ai e ofendoi arbitrin.

Por çfare ndodhe ne kete rast? Sipas rregullores se re, arbitri nuk duhet te nxjerre jashte lojtarin kur demtohet sepse lojtari qe e ka demtuar eshte ndeshkuar me karton te verdhe dhe ne kete rast Malota nuk duhej nxjerre jashte dhe per rrjedhoje nuk do kishte replikuar me arbitrin kur e nxori jashte. Pra shkaktari per daljen e Malotes me te kuq eshte arbitri. Padyshim siç e thash me lart, qe edhe Malota ka gabuar shume me ofendimet.

Ndërkohë per dy rastet e tjera te pretendimit te dy penalltive në favor të Vllaznisë: E para ishte kur arbitri dhe asistenti sebashku me duket sinjalizuan per faull ne favorin tone sepse lojtari e preku topin me dore dhe arbitri e dha faull jashte zone. Ne nje kohe qe ishte rreth 1 meter brenda zone.

Por arbitri ka gabuar ne kete rast sepse nuk eshte faull pasi lojtari ka tentuar ta largoje topin nga zona dhe pa qellim ka prekur doren edhe pse dora eshte lart, nuk jepet faull ne kete rast pasi asht e pavullnetshme.

Ndersa rasti i dyte, Zogaj goditi topin me koke drejt portes dhe mbrojtesi e kishte krahun e hapur aq sa lejohet te jepet faull, pra ky rast asht penallti 100% sepse kishte edhe largesi rreth 4-5 meter dhe mbas ketij mbrojtesit te Luftetarit ishte dhe Lika i vetem 2 meter para porte qe mund te shenonte. Pra penallti e paster e padhene per Vllaznine.