Kthehen përsëri tifozët edhe në futbollin gjerman. Që nga shtatori, të paktën një land në Gjermani, ai i Saksonisë do të lejojë shumë aktivitete me publik ku përfshihen edhe ndeshjet e futbollit.

Ministrja e Shëndetësisë, Peta Koping, informoi të martën në Drezden se mendojnë që nga shtatori të lejojnë më shumë se 1 mijë persona në evente madhore duke filluar nga shtatori. Nuk ka limit për numrin e personave, por çdo organizator duhet të sigurojë që të mund të arrijë të bëjë gjurmimin e kontakteve pas aktivitetit.

Kjo do të thotë se ne rifillimin e Bundsligës, tifozët e RB Lajpcig mund të kthehen në stadium. “Por vetëm nëse do të arrihet një akord me Federatën Gjermane dhe pjesëmarrësit e tjerë”, theksoi një zëdhënës i Ministrisë.

Sipas parashikimeve, në fillim do të aplikohet prania e tifozëve me distancim social, që do të thotë se do të jenë të ulur çdo 3-4 ndenjëse në stadium pa kontakt të drejtpërdrejtë. /vipsport/