Ishte paralajemruar se shkarkimi i tij do te behej ne rast eliminimi nga Vllaznia, por shkodranet nuk ua dhane kete mundesi drejtuesve dhe tifozeve te Universitatea Craiova ngaqe kjo skuader fitoi 3-0 dhe vijoi rrugetimin e saj ne Europe.

Por e ardhmja e Laszlo Balint ne krye te pankines se ekipit rumun nuk ka qene e gjate. Paraditen e sotme, klubi i Craiovas ka zyrtarizuar nderprerjen e kontrates me trajnerin ne fjale dhe e gjitha ka ardhur si rrjedhoje e nisjes shume te keqe te sezonit.

Ne te gjitha ndeshjet e zhvilluara deri me tani, Craiova ka vetem nje fitore te arritur, ate ndaj Vllaznise dhe kaq. Si rrjedhoje, duke ditur edhe qe ndeshjen e pare te turit te trete te “Conference League” ndaj ekipit ukrainas Zorya e kane humbur, rumunet e shohin veten gjithnje e me larg ketij kompeticioni dhe si rrjedhoje kane vendosur te nderhyjne.

Paraditen e sotme kane zyrtarizuar shkarkimin e trajnerit Balint dhe nderkohe pak ore me vone kane prezantuar edhe trajnerin e ri. Ai eshte Mirel Rădoi dhe debutimi i tij ne pankine do te jete pikerisht diten e enjte ne ndeshjen e kthimit ndaj Zorya.

Vllaznia ne kete menyre nuk perfitoi nga situata jo e mire ne te cilen ndodhej skuadra rumune dhe nisur edhe nga fakti qe trajneri nuk kishte mbeshtetjen e duhur, mund te ishte shfrytezuar me mire per te kerkuar kualifikimin por kjo nuk ndodhi. Megjithate Balint, iku se iku…/SHKODRA-SPORT.COM/