Giovanni Colella pritet të zyrtarizohet si trajneri i ri i Partizanit. Edhe pse në media u përfol Serse Cosmi, burime të besueshme pranë klubit të kuq bëjnë me dije që është arritur marrëveshja paraprake me italianin.
Ai pritet të zyrtarizohet në orët e ardhshme duke nisur për herë të dytë një aventurë në Superiore. Më parë 55-vjeçari drejtoi Apoloninë e Fierit, aventurë që zgjati vetëm 7 ndeshje te bardhëjeshilët dhe u largua për mungesë rezultatesh.
Ai ka një CV të pasur në Itali kryesisht me skuadrat e ligave inferiore. Ka provuar të drejtojë Legnagon, Riminin, Viçenzën, Bassanon, Sienën, Renaten dh Comon.
Pritet me interes të shihet se si do të vijojë karriera e tij në Shqipëri në krye të një skuadre të madhe siç është Partizani. Duhet theksuar se akordi është arritur në parim dhe vetëm kur të hidhet e “zeza mbi të bardhë” gjithçka mund të konsiderohet e mbyllur./newsport/