Vllaznia-Laçi ishte supersfida e ditës së sotme, e vlefshme për javën e 18-të të Superligës. Sfida e luajtur në “Loro Boriçi” u mbyll me fitoren 1-2 në favor të skuadrës kurbinase që luajtën në minutat e fundit me një lojtar më pak pas daljes me të kuq të Obanor.

Në këtë ndeshje nuk munguan as momentet e dyshimta të moviolës. Rasti i parë I ndeshjes është në minutën e 21-të të pjesës së parë.

Julian Shehu bën një ndërhyrje shumë të ashpër me taka ngritur ndaj Krujës. Gjyqtari Kreshnik Cjapi e ndëshkon me karton të verdhë. Një vendim i gabuar nga arbitri pasi mesfushori i Laçit duhej ndëshkuar me karton të kuq.

Rasti i dytë I ndeshjes ishte në minutën e 27-të kur Jonuzi bën një faull ndaj Shehut, por gjyqtari nuk e ndëshkon me karton të verdhë.

Momenti tjetër i diskutueshëm është në minutën e 31-të dhe protagonist është sërish Julian Shehu. Mesfushori i Laçit ndërhyen ndaj Adilit duke ndalur aksionin dhe për këtë rast meritonte kartonin e verdhë që do të ishte i dyti. Arbitri Cjapi gabon sërish duke e falur në dy momente Shehun.

Rasti i fundit është kartoni i kuq I Obanor për ndërhyrjen ndaj Demit. Mbrojtësi i Laçit I heq mundësinë e shënimit të golit sulmuesit të Vllaznisë dhe gjyqtari me të drejtë I jep kartonin e kuq./newsport/