Java e 23-të e Kategorisë Superiore nxori në pah jo vetëm gabimet e arbitrave në fushë, por edhe të atyre që janë në sistemin VAR dhe që kanë për detyrë të sinjalizojnë kryesorët me synim korrigjimin e gabimeve përmes teknologjisë.

Sipas “Panorama Sport”, në Kukës dhe Shkodër pati një mungesë bashkëpunimi mes arbitrave në fushë dhe atyre në VAR. Në total në pesë ndeshjet e kësaj jave u akorduan dy penallti, të cilat rezultuan vendime të drejta, ndërsa në Tirana-Teuta mungoi një karton i verdhë që linte jashtë derbit mbrojtësin e bardhebluve, Filip Najdovski.

Per ndeshjen e Shkodres, ate ne mes Vllaznise dhe Kastriotit, e cila u gjykua nga Silvio Dyrmishi, kishte vetëm një episod për moviolë, në të cilin pati gjithashtu një gabim të sistemit, ku ishin Klodian Prenga dhe Nertil Bregasi.

Ka qene minuta e 40-te kur pas një krosimi në zonën e Kastriotit, është Herald Marku që devijon topin me kokë. “Sfera” ndalet te mbrojtësi Stojanoviç, që e prek te krahu. Shkodranët kërkojnë penallti, por për gjyqtarin nuk ka asgjë dhe loja vazhdon.

Në këtë rast Dyrmishi mund të kishte kërkuar dhe ndihmën e sistemit VAR për të rishikuar edhe njëherë këtë episod të dyshimtë, që ishte në limitin e një 11- metërshi për Vllazninë.