24′ Ardit Deliu ndërhyn nga prapa ndaj Dilaverit, i cili po bëhej gati të godiste topin drejt portës, por bie në fushë. Arbitri Meta nuk heziton dhe akordon penallti. Nga pamjet televizive duket qartë që Deliu ka goditur këmbën e sulmuesit të Vllaznisë, ndaj penalltia ishte e saktë.

41′ Laçianët pretendojnë për penallti, për prekjen të topit me dorë nga Imami, i cili u mundua ta largonte “sferën” që u harkua në zonë nga e djathta e sulmit.

Për gjyqtarin nuk ishte penallti, kjo mbase ndikuar nga fakti që mbrojtësi e ka pasur dorën në pozicion natyral të shtrirë drejt për poshtë. Pamjet televizive nuk janë të pastra për të dalë në një vendim më të qartë.

88′ Adili bën një ndërhyrje të rrezikshme nga prapa ndaj Prengës, që ishte shkelm “sade” mbi këmbën e lojtarit të Laçit. I drejtë kartoni i kuq që i dha gjyqtari Meta.

90′ Turkaj kryen një faull taktik ndaj Kalasë në kufijtë e zonës duke i hequr të drejtën shkodranit për të shkuar i vetëm drejt portës. I drejtë kartoni i kuq për mbrojtësin e Laçit.