Kukësi mori ditën e sotme një fitore të artë 1-0 ndaj Skënderbeut në “Loro Boriçi” dhe si rrjedhoje ne fund te kesaj ndeshje ka gezuar jo pak.

Verilindorët ngelën me 10 lojtarë që prej minutës së 37-të pasi portieri Tafas doli me të kuq, por edhe kjo nuk e pengoi Kukësin për të marrë fitoren.

Heroi i ndeshjes ishte Vasil Shkurtaj që pas një minute në fushë me prekjen e parë të topit e dërgoi në rrjetë. Pas ndeshjes nuk ka munguar as festa e Kukësit në dhomat e zhveshjes.

Të gjithë lojtarët së bashku me stafin kanë bërë edhe një fotografi që më pas është shpërndarë edhe në rrjetet sociale me mbishkrimin “family”.