Vllaznia ka qene skuadra me me fat nga ato te kualifikuarat per ne turin çerekfinal te Kupes se Shqiperise. Kjo sepse do te ndeshet ne kete tur me nje skuader te kategorise se dyte.

Vertete kemi te bejme me nje emer te madh te futbollit shqiptar si Flamurtari, por gjithsesi eshte nje skuader e kategorise se dyte.

Perballja e pare ne mes ketyre dy skuadrave do te luhet diten e merkure ne oren 13.30 ne stadiumin “Flamurtari” te qytetit te Vlores.

Kuptohet qe shkodranet do te synojne te marrin nje rezultat sa me te mire, per te mbyllur pse jo punen e kualifikimit qe pas ketij 90 minuteshi.

Vllaznia vjen ne kete perballje pas nje momenti jo te mire me kater barazime njeri pas tjetrit dhe padyshim qe nuk do ta kete te lehte ndaj nje Flamurtari qe ne rradhet e tij ka lojtare me shume pervoje, disa prej te cileve madje jane shkodrane qe do te mundohen te tregojne vlerat e tyre.

Per kete arsye, kemi te bejme me nje sfide e cila duhet vleresuar maksimalisht sepse perndryshe situata do te perkeqesohej edhe me shume ne kampin kuqeblu./SHKODRA-SPORT.COM/