Vllaznia ka befasuar shumekend me ate fitore 5-3 ne Laç. Jo se nuk mund te fitoje, por te shenosh 5 gola ne porten e nje skuadre si Laçi eshte shume e veshtire.
Megjithate, per Shkelqim Muçen loja sulmuese dhe golat e shumte Vllaznise nuk jane nje befasi. Kete gje ai e ka shprehur edhe ne analizen e bere gjate emisionit “Rubrika Sportive” ne RTSH.
“Kur luan Vllaznia, ka gjithmonë lojë sulmuese, e kemi parë edhe në sezonin e kaluar. Ka të bëjë me filozofinë e trajnerit. Ka trajnerë që e duan lojën sulmuese, Vllaznia e ka këtë, shkon në sulm me shumë lojtarë.
Është një skuadër që ka alternative, përveç titullarëve, ka edhe stol. Të gjithë lojtarët mundohen të marrin pjesë në dy fazat e lojës. Ndërkohë, Laçi lë shumë për të dëshiruar, e shikoj më të dobët se vjet. Nuk e kuptova për ndryshimet që bëri, sidomos në pankinë”- eshte shprehur ai./SHKODRA-SPORT.COM/