HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMuça: Partizani luajti shumë keq, t'i japin merita edhe Vllaznisë!

Muça: Partizani luajti shumë keq, t’i japin merita edhe Vllaznisë!

Ne analizen e Shkëlqim Muçës në studion e emisionit “Rubrika Sportive” në RTSH edhe në këtë javë të 12-të të Abissnet Superiore, padyshim qe ka patur vend edhe per ndeshjen kryesore te kesaj jave, ate qe u luajt ne Shkoder ne mes Vllaznise dhe Partizanit, per te cilen u shpreh:

“Vllaznia bëri një ndeshje shumë të mirë. Me daljen e lojtarit me karton humbi shumë, por ne fakt skuadra krijoi shume volum loje, u lodh shume dhe te mos harrojme se i doli jashte nje lojtar shume i rendesishem si Krymi.

Mund ta kishte mbyllur ndeshjen edhe më përpara me ato rastet qe pati ne pjesen e pare. Më pas Partizani krijoi volum loje.Të kuqtë duhet të përmirësohen akoma.

Pastaj tek analiza e ndeshjes, drejtuesit e Partizanit duhet ta lexojne me mire ate. Duhet te kuptosh se 70 per qind te ndeshjes e ke luajtur shume keq. Duhet t’i japesh vlera edhe Vllaznise

Dua të them se Vllaznia më ka pëlqyer shumë në pjesën e parë. Drejtuesit e Partizanit duhet ta lexojnë ndryshe ndeshjen. Sipas asaj qe tha trajneri saj, duhet te luaje me nje kundershtar qe eshte me 10 lojtare, per te luajtur mire.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments