Ditën e djeshme në media është folur për mundësinë e ndryshimit të qëndrimit të klubit shkodran ndaj futbollistit Tefik Osmani që e kanë pezulluar tre muaj dhe gjobitur me 50 % të kontratës, ngaqë pritet edhe ndryshimi I drejtuesve të tij dhe ata që do vijnë, kanë ndër mend ta kthejnë në skuadër këtë futbollist. Megjithatë, burime pranë klubit Vllaznia bëjnë të ditur se deri në këto momente nuk ka patur asnjë ndryshim kursi në qëndrimin e tyre. Që do të thotë se Osmani duhet të kthehet të vazhdojë stërvitjen ngaqë është nën kontratë me kuqeblutë deri në qershor të këtij viti. Kjo gjë gjithsesi do shihet në ditët e ardhshme për të vendosur se çfarë do bëhet me këtë futbollist. Thuhet se trajneri Bushati që mendohet të vijë në krye të skuadrës, e dëshiron ta ketë në dispozicion këtë futbollist megjithatë kjo I bie ndesh vendimeve që kanë mbajtur drejtuesit aktualë të Vllaznisë dhe kjo nuk do ishte aspak serioze për një klub të tillë. Në fakt në ballafaqimin e djeshëm në Federatë, Grima edhe njëherë tjetër ka mbajtur të njëjtin qëndrim në lidhje me këtë çështje dhe tashmë mbetet vetëm seanca e dytë në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve për t’i dhënë një përgjigje përfundimtare kësaj çështje.

www.shkodrasport.com