Lajme të mira për Vllazninë. Presidenti I ri I saj mund të emërohet Brenda pak ditësh. Nuk është çudi në dy ditët e ardhshme. Akordi paraprak me biznesmenin Agron Çela është arritur nga ana e Bashkisë Shkodër dhe ka mbetur hartimi I marëveshjes dhe miratimi në Këshillin Bashkiak. Biseda e fundit mes palëve ka qenë mbrëmjen e së martës ku ka patur një marrëveshje verbale dhe tashmë mbetet të realizohet edhe ajo ligjore. Lajmin e ka bërë të ditur për “Shkodra Sport” vetë nënkryetari I Bashkisë Shkodër Ritvan Troshani që ka shpjeguar edhe atë çfarë mungon për këtë kalim. Ja si është shprehur ai për gazetën tonë: -z. Troshani, pse nuk u mbajt sot (dje) mbledhja e Këshillit Bashkiak ashtu siç ishte deklaruar?
-Mbledhja është shtyrë me një qëllim të caktuar. Jemi në fazën përfundimtare të konsultimeve për anën ligjore të këtij kalimi të klubit të futbollit Vllaznia në përdorim të biznesmenëve dhe sapo të hartojmë akt- marëveshjen për këtë kalim dhe mënyrën e funksionimit të klubit në tre ditët e ardhshme, do thirret Këshilli Bashkiak dhe do miratohet kjo gjë.
-Ta shpjegojmë më në detaje, a ka pengesa ligjore në këtë mes?
-Dua të saktësoj se jemi konsultuar me ekspertët më të mirë ligjorë në vend për këtë çështje dhe është gjetur hapësira e duhur ligjore që na lejon ne si Bashki për dhënien në përdorim të aktivitetit të shoqërisë aksionere Vllaznia. Pra, në këtë mes nuk ka asnjë pengesë ligjore.
-A është z. Agron Çela dakord me këtë mënyrë të kalimit dhe funksionimit të klubit?
-Mund t’u konfirmoj faktin që parimisht është arritur akordi me z. Çela, që do të thotë se tashmë fare mirë mund të quhet ai drejtuesi I ardhshëm I Vllaznisë. Megjithatë mbetet vetëm firmosja e akt- marëveshjes dhe miratimi I saj në Këshillin Bashkiak të qytetit. Të dyja palët, ne si Bashki dhe z. Çela në anën tjetër janë të gatshëm për të nisur një bashkëpunim të tillë dypalësh.
-Atëherë çfarë mbetet për ta konkretizuar këtë gjë?
-Ne si Bashki kemi nisur sot (dje) punën për hartimin e një akt-marëveshje me të cilën do ia japim në përdorim klubin biznesmenëve. Besoj se deri nesër (sot) ajo do përfundojë dhe pas kësaj do t’I dërgohet palës së interesuar për ta parë dhe nëse ajo është dakord me të gjitha pikat e saj, pastaj do dërgohet në Këshillin Bashkiak për miratim dhe menjëherë pas saj, z. Çela mund të nisë punën si drejtuesi I ri I Vllaznisë.
-z. Troshani, për t’I kryer edhe këto procedura, sa ditë do duhen sepse koha nuk prêt, Vllaznia e re duhet të nisë sa më parë nga puna?
-Unë them se është çështje ditësh, ndoshta për 2-3 ditë, ose maksimumi nga fillimi I javës tjetër, të gjitha këto procedura do kryhen dhe kjo çështje do marrë zgjidhje njëherë e mirë. Nëse është pritur deri tani, e mira është të pritet edhe këtë periudhë që gjërat të bëhen ashtu siç e kërkon ligji.
Gjergj KOLA