Boksierit shkodran Kristian Demaj I hapet rruga drejt boksit profesionist. Ai javën e ardhshme do të marrë pjesë në ndeshjet e rradhës ëorld Series Boxing (WSB), një Ligë kjo që zhvillohet me pjesmarrjen e ekipeve nga 12 vende të botës. Interesant është fakti që Demaj do të përfaqësojë në këtë ndeshje Meksikën dhe ky është suksesi parë për këtë boksier që rregjistrohet në këtë kompeticion. Kjo është një ligë profesioniste me ndeshje nga 5 raunde prej 3 minutash secili. Në të marrin pjesë 12 ekipe, pikërisht Meksika, Azerbajxhani, Polonia, Rusia, Argjentina, Algjeria (këto në grupin A) dhe Kazakistani, Britania, Italia, Gjermania, Ukraina dhe Amerika. Interesant është fakti që boksieri shkodran do të jetë pjesë e ekipit të Meksikës. Mbase është disi e çuditshme kjo gjë por realiteti është se në këtë Ligë zhvillohen çdo javë ndeshje në pesë pasha. Prandaj dhe secili ekip ka në përbërje të tij nga 3 boksierë për secilën prej këtyre peshave. Meksika nuk e ka patur krejt të plotësuar peshën 85 kg dhe prandaj atyre u është sugjeruar nga vetë drejtuesit e kësaj Lige boksieri shqiptar Demaj. Drejtuesit e ekipit meksikan pasi janë bindur përmes videove të ndryshme për aftësitë e tij, kanë pranuar ta bëjnë pjesë të tyre. Madje, menjëherë do t’I japin shansin e parë. Më datë 18 janar në Poloni zhvillohet përballja e ekipit vendas me atë të Meksikës dhe Demaj do të jetë një nga pesë boksierët që do të përfaqësojë këtë të fundit. Ndeshja e javës së ardhshme do të jetë dhe ndeshja e provës për Demajn. Nëse ai arrin të fitojë, pritet të nënshkruajë një kontratë profesionistësh me këtë ekip, kontratë nga e cila do të ketë përfitime jo të vogla financiare. “Emri im kishte disa kohë që ishte kandidat për të qenë pjesë e ndonjë ekipi pjesmarrës në këtë Ligë profesioniste. Pak kohë më parë ishte mundësia që të isha pjesë e ekipit të Italisë por drejtuesit e Federatës sonë më njoftuan me shumë vonesë. Emri im gjithsesi ishte në pritje të interesimit të ndonjë ekipi tjetër dhe ditët e fundit, ishte Meksika ekipi që më kontaktoi. Sigurisht që unë jam mjaft I kënaqur që do më jepet mundësia të tregoj vlerat e mira në këtë kompeticion të rëndësishëm. Unë shpresoj shumë që ta fitoj këtë ndeshjen time të parë ndaj boksierit të Polonisë që të hapet rruga drejt boksit profesionist”- ka thënë Demaj posaçërisht për gazetën “Shkodra Sport” ditën e sotme. Ai ka disa ditë që ka nisur përgatitjet me intensitet duke u stërvitur dy herë në ditë. Edhe trajneri Zef Gjoni e quan arritje përfshirjen e boksierit të tij në këtë Ligë Profesioniste. Por njëkohësisht jo vetëm për të sepse Kristian Demaj me paraqitjet e tij mund t’I hapë rrugën edhe boksierëve të tjerë shqiptarë për të qenë present në të tilla nivele. Boksieri shkodran do lërë Shqipërinë më 15 janar ndërkohë që ndeshjen e tij të parë do ta ketë më 18 në Poloni ndaj një boksieri vendas.
Gjergj KOLA

Ne foto, boksieri Kristian Demaj me trajnerin Jozef Sermi