Opinion nga Genc Kastrati

Opinioni i gjerë sportiv mbetet në ankth se cila do të jetë e ardhmja e Vllaznisë. Çështja e mbetur pezull mes Bashkisë dhe biznesit për kalimin në përdorim të ekipit, ka vënë në dilemë futbollistët dhe stafin drejtues ndonëse premtimet për një zgjidhje imediate jane optimiste.

Siç flitet keto dite per nje rikthim te Agron Çeles si president, sigurisht qe do te ishte nje sinjal pozitiv per vete klubin dhe per te gjithe tifozet qe presin me padurim te shohin nje tjeter skuader ne fazen e dyte me ambicje dhe synime. Natyrisht qe ndryshimin e presin te gjthe, me urimin qe vllaznia te kete presidentin e ri dhe gjerat te jene per mire, por ne te tilla kushte nuk do te ishte e lehte per kedo te per ballej me problemet e akumuluara te cilat duan nje zgjidhje te shpejte duke nisur nga formacioni,trajneri dhe ana financiare e cila solli dhe deshtimin e Bashkise, e dorezuar tashme perpara nje fakti te tille. Futbolli shkodran ka nevoje per mbeshtetje dhe jo per llafe, siç eshte vepruar deri tani, ku rezultatet dhe loja e ekipit ishin treguesi me i mire i keqmenaxhimit.Mendoj se rikthimi i disa futbollisteve shkodrane do te ishte ne te mire te ekipit ,dhe jo t’i meshohet idese se deritanishme se nuk kemi futbolliste, kur shkodra mbetet nje fidanishte e pashtershme e talenteve te reja qe tek Vllaznia e kishin deren te mbyllur. Le tia leme kohes per te pare nese Vllaznia do te tregoje forcen dhe karakterin e futbollit shkodran si nje emer i shquar ne futbollin kombetar per te permbushur deshiren e tifozerise se saj te zjarrte qe sakrifikon ne cdo kohe per ta mbeshtetur dhe inkurajuar.