Java e 21-të e Abissnet Superiore ka treguar se gjithçka është e mundur. Skuadra e vendit të fundit, Kastrioti mundi Tiranën e vendit të parë. Laçi mund pastër Kukësin dhe pa frikë mund të konsiderohet një skuadër pretendente. Dinamo bën lojë, por nuk i shpëton humbjes përballë Teutës.

Partizani dhe Vllaznia nuk kënaqen me barazimin që “dhuruan” në Air Albania. Egnatia triumfon në finale e mbijetesës përballë Skënderbeut. Gjithçka në analizën e Shkëlqim Muçës në studion e emisionit “Rubrika Sportive” në RTSH ku per ndeshjen e luajtur ne kryeqytet eshte shprehur:

“Ishte një ndeshje e barabartë për aq minuta sa forcat ishin të barabarta në fushë. Dalja me karton të kuq e lojtarit të Vllaznisë e prishi ndeshjen. Mendoj se gjykimi i arbitrit ndikoi në mbarëvajtjen e ndeshjes.

Vllaznia është më e konsoliduar në aspektin e lojës, ndërsa Partizani është akoma më i paqartë. Akoma nuk është harmonizuar, por ka dëshirë. Shkodranët lëvizën më mirë në fushë, më mirë se Partizani, por vendimet e arbitrit ndikuan te mbarëvajtja e ndeshjes”.