Vllaznia mori te shtunen fitoren e pare ne transferte, pikerisht ate ndaj Skenderbeut ne Korçe me rezultatin 2-0, fale autogolit te Dumfur dhe atij te Delajt ne minutat shtese.

Loja e kuqebluve ka qene pergjithesisht pozitive, por ata kane hasur veshtiresi per arritjen e fitores ndonese kundershtari per rreth 60 minuta ka luajtur me nje futbollist me pak.

Por nderkohe, per specialistin e futbollit Shkelqim Muça, skuadra shkodrane nuk shkelqeu ne kete perballje dhe beri nje loje pa shpirt ne kete perballje ndaj Skenderbeut. Nje gje te tille e ka thene gjate analizes se zakonshme ne emisionin “Rubrika Sportive” ne RTSH.

“Një fitore e rëndësishme ajo e Vllaznisë në Korçë. Ndikoi shumë kartoni i kuq që mori skuadra korçare. Edhe me 10 lojtarë Skënderbeu bëri mirë. Vllaznia bëri një lojë pa shpirt, megjithatë mori një fitore të rëndësishme”- eshte shprehur Muça./SHKODRA-SPORT.COM/