Vllaznia ka ruajtur kreun e renditjes edhe pas javes se tete te kampionatit, pas asaj fitoreje te arritur ne minutat e fundit te ndeshjes ndaj Partizanit, te luajtur ne “Loro Boriçi”.
Ne nje analize te bere nga specialisti i futbollit Shkelqim Muça ne “Rubrika Sportive”, ai ka deklaruar se Vllaznia ka qene me e qarte ne lojen e saj dhe me kerkuese per fitoren.
“Shkodranët e kërkuan më shumë fitoren. Partizani ishte i kënaqur dhe me një barazim. Kur e kërkon fitoren, mund ta arrishë atë në çdo moment”.
“Nuk mund të thuash se Vllaznia dominoi, ndeshja ishte pothuajse e barabartë. Por kuqeblutë ishin më kërkues, kishin më shumë dëshirë. Partizani u tregua më shumë i kujdesshëm. Mund të them se Partizanit i mungon improvizimi, sidomos në 30 metrat e fundit.
Trajneri ka gjithmonë të drejtë, por unë mendoj se Bardhi e Asani duhet ta kishin nisur nga minuta e parë ndeshjen. Vllaznia ishte më e qartë në fazën sulmuese, sulmonte me të gjitha forcat, në çdo ndeshje kemi parë që futen në fushën e lojës me dëshirën për ta fituar atë.