Policia e shtetit do të marrë masa ndëshkimore të mëdha për tifozët problematikë të stadiumeve. Ato do të jenë si financiare ashtu edhe penalizuese për të mos shkelur në stadium për një periudhë të caktuar. Kësisoj pra, ata tifozë, të cilët kanë sjellje problematike në stadium tona, sjellje prej huligani, do të kenë punë me Policinë e Shtetit.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë, Haki Çako, duke iu referuar ligjit për sportin, ka kërkuar që të ketë komisione të posaçme në komisariate, që do të merren me ndalimin e tifozëve me sjellje problematike.Do të ketë ndëshkime për këta lloj tifozësh, gjoba 10-50 mijë lekë dhe ndalim të së drejtës për të hyrë në stadium. Për ata që tifozë, që e kanë të përsëritur një sjellje të tillë, mund të ketë pezullim deri në 2 vjet.