Në fillim ka qenë skeptik për ecurinë e Vllaznisë dhe madje edhe ka deklaruar se nuk e sheh atë pretendente për trofe. Por me kalimin e javëve dhe fitoren e fundit ndaj Kastriotit, edhe Shkëlqim Muça duket se ka ndryshuar mendje. Duke folur në “Rubrika Sportive” ai është shprehur:
“E parashikova një fitore të Vllaznisë në këtë ndeshje edhe për faktin se në ndeshjet jashtë, ka bërë mirë. Në Korçë ka bërë një paraqitje shumë të mirë, sidomos në pjesën e parë në aspektin sulmues ka qenë në lartësinë e duhur, ka qenë shumë e shpejtë dhe e ka mbyllur shpejt ndeshjen.
Po ashtu edhe në Durrës ka qenë shumë e organizuar, ndërsa me Kastriotin sa filloi loja, direkt kërkoi veprime vertikale në sulm. Eshte nje skuader qe e ka te qarte ate se çfare kerkon. E kërkon në mënyrë logjike, nga mbrojtja në mesfushë dhe nga mesfusha në sulm. Vllaznia është shumë e organizuar dhe shumë e qartë në lojën e saj.
Ajo mundi një skuadër si Kastrioti që është shumë e fortë, sidomos në fushën e saj. Kastrioti se ka llogaritur aq të fortë Vllazninë ndoshta. Por skuadra shkodrane e meriton pozicionin që ka aktualisht në renditje sepse nga shtatë ndeshje që ka zhvilluar ka humbur vetëm një me Kukësin.
Vllaznia ka marrë maksimumin në këto ndeshje, nga 21 pikë që kanë qenë në lojë, ka marrë 16 që është një shifër e konsiderueshme për një kampionat si ky i yni”./SHKODRA-SPORT.COM/