HomeKRYESORE'Mund të bëjë karrierë të madhe', Ernest Muçi magjeps futbollistin e Serbisë:...

‘Mund të bëjë karrierë të madhe’, Ernest Muçi magjeps futbollistin e Serbisë: Ka shumë aftësi teknike

Ernest Muçi është një ndër futbollistët më në formë të Legias së Varshavës. 2 gola dhe 2 asist ka regjistruar talenti 21-vjeçar në 5 javët e para të kampionatit.

Elozhet për lojtarin shqiptar nuk kanë munguar as nga mbrojtësi i Serbisë, Filip Mladenovic, që është pjesë e Legias së Varshavës, i cili foli pas ndeshjes që skuadra e tij fitoi në transfertë ndaj Vidzev, ku ndër të tjera u shpreh:

“Ernest Muci është një lojtar që ka shumë aftësi teknike. Kur erdhi te Legia, i duhej pak kohë. Ai është i ri dhe mund të luajë në pozicione të ndryshme.

E shoh më shumë në 8-ën ose 10-ën, por ai zbuloi se po ecën mirë si sulmues. Një djalë që ka nevojë për mundësi, vetëbesim dhe mund të bëjë një karrierë të madhe”, deklaroi Mladenoviç.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments