Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMund të ketë blerje të minutës së fundit nga Vllaznia? Përgjigjet Djarmati

Mund të ketë blerje të minutës së fundit nga Vllaznia? Përgjigjet Djarmati

Vllaznia nuk do të afrojë asnjë lojtarë në këto orë të fundit të merkatos. Ka qënë vetë drejtori sportiv i shkodranëve, Matko Djarmati, i cili është i ftuar në RTSH, në Rubrika Sportive që ka thënë diçka të tillë.

Ai flet për emra të veçantë si Balaj dhe Çinari, futbollistë të cilët nuk u transferua dot te ekipi i Brdariç.

“Jo nuk do ketë blerje të minutave të fundit. Ne kemi kërkuar një sulmues në ditët e fundit por nuk ia dolëm. Ne e kemi mbyllur merkaton.

Bekim Balaj? Balaj dhe Presidenti janë shkodranë dhe biseda e tyre mund të mos të ketë qënë vetëm për futboll. Çinari? Ishte një opsion. Kishim dëshirë ta sillnim, por nuk donim të prishnim balancat ekonomik.

Tirana? Më frikëson diferenca e pikëve, por nuk më tremb forma e Tiranës. Kukësi ia bëri të lehtë, nuk e ka përgatitur mirë takimin. Por të mos harrojmë, ka akoma shumë ndeshje, do luajmë edhe dy herë kundër Tiranës.

Është një kampionat shumë i vështirë. Çdo skuadër ka synimet e veta dhe çdo sfidë është vështirësi më vete” – tha ai. Vllaznia renditet e katërta./newsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments