Vllaznia nuk do të afrojë asnjë lojtarë në këto orë të fundit të merkatos. Ka qënë vetë drejtori sportiv i shkodranëve, Matko Djarmati, i cili është i ftuar në RTSH, në Rubrika Sportive që ka thënë diçka të tillë.

Ai flet për emra të veçantë si Balaj dhe Çinari, futbollistë të cilët nuk u transferua dot te ekipi i Brdariç.

“Jo nuk do ketë blerje të minutave të fundit. Ne kemi kërkuar një sulmues në ditët e fundit por nuk ia dolëm. Ne e kemi mbyllur merkaton.

Bekim Balaj? Balaj dhe Presidenti janë shkodranë dhe biseda e tyre mund të mos të ketë qënë vetëm për futboll. Çinari? Ishte një opsion. Kishim dëshirë ta sillnim, por nuk donim të prishnim balancat ekonomik.

Tirana? Më frikëson diferenca e pikëve, por nuk më tremb forma e Tiranës. Kukësi ia bëri të lehtë, nuk e ka përgatitur mirë takimin. Por të mos harrojmë, ka akoma shumë ndeshje, do luajmë edhe dy herë kundër Tiranës.

Është një kampionat shumë i vështirë. Çdo skuadër ka synimet e veta dhe çdo sfidë është vështirësi më vete” – tha ai. Vllaznia renditet e katërta./newsport/