Sezonin e kaluar paten shume ankesa. Fillimisht per barin e gjate ne fushen e “Loro Boriçit”, me pas per llaçin e “Elbasan Arena”, per te vijuar me numrin e madh te tifozeve ne stadiumin e Shkodres kur kishte ende pandemi dhe ai duhej te ishte bosh.

E kemi fjalen per drejtuesit e ekipit te Partizanit, te cilet here permes drejtorit Rama dhe here permes trajnerit Daja, nxjerrin vazhdimisht justifikime ndaj shkodraneve.

E bene edhe sot, teksa numri 1 i pankines se kuqe u ankua per mungesen e topave rreth e qarte fushes se stadiumit, kur ne fakt kane qene mbi 10 te tille.

Ajo qe pikesepari Daja dhe stafi i tij eshte te analizojne lojen e skuadres se tyre sepse deri ne momentin e daljes me karton te kuq te Krymit, nuk e kane vene asnjehere ne prove portierin Zogoviç.

Perpos kesaj, Partizani duhet ta kuptoje njehere e mire se me Vllaznine nuk po i ecen. Ne dy sezonet e fundit, ka luajtur 6 here ndaj saj dhe nuk ka fituar asnje ndeshje, por ka 3 barazime dhe 3 humbje./SHKODRA-SPORT.COM/