Manchester City dhe Reali i Madrdit dhuruan një mbrëmje magjike në sfidën e parë gjysmëfinale të Champions League, të zhvilluar në “Etihad”, e cila përfundoi me fitoren 4-3 për Citizens.

Tri herë krijuan vendësit një epërsi prej dy golash, por “Los Blancos”, me shpirtin luftarak që i karakterizon në kompeticionin më të rëndësishëm për klube, ia dolën të ngushtonin diferencën dhe të mbajnë gjithë të hapur për sfidën e kthimit në “Bernabeu”.

Në fakt, skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola e nisi me ritëm të shfrenuar takimin, duke shënuar që në minutën e 2-të me Kevin De Bruyne, i shërbyer nga Mahrez, ndërsa në ët 11-tën, fantazisti belg asistoi Gabriel Jesusin për golin e epërsisë të dyfishtë.

Reali e mori veten me kalimin e minutave dhe në minutën e 33-të shkurtoi diferencën me Karim Benzemanë, pas topit të marrë nga Mendy.

Edhe më e bukur pjesa e dytë, teksa në minutën e 52-të Foden bëri të shpërthente sërish “Etihad” me golin e 3-1, por “Los Blancos” u kundërpërgjigjën me një gol fantastik të Vinicius Junior, që pasi iu shkëput mbrojtësit kundërshtar që nga mesfusha, nuk gaboi përballë portierit, 3-1.

Emocionet do të ishin të mëdha në minutat e mbetura. Bernardo Silva përfitoi nga përgjumja e mbrojtjes, pasi një faulli ndaj Zinchenkos (kryesori lejoi avantantazhin), duke shënuar golin e 4-2, por vetëm pas tetë minutave lojë, Reali fitoi një 11-metërsh, për të vulosur rezultatin përfundimtar 4-3.

Të pasionuarit e futbollit e kanë të sigurt vijimin e spektaklit në sfidën e kthimit në “Bernabeu”, ku Reali do të kërkojë jo thjesht të fitojë, por ta bëjë me diferencë me dy a më shumë gola, për të shmangur penalltitë./supersport/