E filloi Aralica e Da Silva ne ndeshjen e pare dhe nga java ne jave, sulmuesit jane shfaqur si protagonist tek Vllaznia.

Ne skene goli edhe Latifi e me pas edhe Ardit Hoxhaj. Pritet mbase qe kete gje ta beje edhe Djurdjevic apo dhe Çoba. Reparti ofensiv i Vllaznise po e ben si duhet detyren e tij.

Sot e pati rradhen Latifi qe te shenonte. Ishte goli i vetem i ndeshjes ndaj Partizanit, qe mjaftoi per t’i dhene skuadres fitoren e rradhes.

Ky ishte goli i katert per te, duke iu bashkuar ne te njejten kuote edhe Aralica e Da Silva. Te tre sebashku kesisoj kane shenuar 12 gola, nderkohe qe Hoxhaj ka shenuar 2 gola.

Nderkohe Vllaznia po rregullon diçka edhe ne mbrojtje sepse ne tre ndeshjet e fundit ka pesuar vetem 1 gol dhe ne kete menyre skuadra po ecen perpara. Ajo e ka te qarte objektivin e saj dhe duket ne rruge te drejte./SHKODRA-SPORT.COM/