Vllaznia U19 nuk ka arritur dot t’i gezohet diten e djeshme fitores ndaj njerit prej rivaleve te saj, ekipit te Partizanit, ngaqe ndeshja ne mes tyre u mbyll ne barazim 2-2, por ne kampin shkodran ka patur nje gezim tjeter.

Njeri nga lojtaret me te rendesishem te ketij ekipi, pikerisht mesfushori dhe kapiteni Rejan Alivoda eshte rikthyer te luaje serish ne fushen e blerte.

E ka bere kete gje diten e djeshme ne ndeshjen ndaj te kuqve teksa ka qene per 90 minuta ne fushen e lojes dhe eshte munduar te beje me te miren, ndonese kuptohet qe nuk eshte ende ne formen e tij me te mire.

Kjo sepse Alivoda qe prej muajit janar eshte larg fushes se blerte per shkak te nje demtimi qe ka patur, demtim i cili i ka marre shume kohe per t’u rikuperuar dhe tashme çdo gje duket se eshte ne vendin e vet.

Ai eshte nje nga pikat me te forta te skuadres dhe me shume mundesi do te jete nje plus me shume per skuadren per arritjen e objektivave te saj./SHKODRA-SPORT.COM/