Trajneri i njohur hollandez Luis Van Gal nuk beson se Botërori në Katar po bëhet që të zhvillohet futbolli në këtë vend apo në rajon.

Trajneri i përfaqësueses së Holandës nuk e ka fshehur asnjëherë përbuzjen e tij ndaj drejtuesve më të lartë të futbollit botëror dhe tani, ka përsëritur kritikat ndaj tyre.

“Është qesharake që Kampionati Botëror të zhvillohet në Katar. FIFA thotë që dëshiron të zhvillojë futbollin në atë vend. Dakord, por është budallallëk. E bën vetëm për para dhe për interesat e saj komerciale.

Kjo është e vetmja gjë që ka rëndësi për FIFA-n”, ishte akuza e rëndë publike e trajnerit të Holandës, i cili do të jetë në drejtimin e kësaj përfaqësueseje në aktivitetin i cili zhvillohet në fund të këtij viti në Katar.