Prej me teper se dy javesh ka qene larg skuadres per shkak te nje demtimi qe ka patur, por gjithçka tashme ka kaluar dhe sulmuesi Mehdi Çoba nga sot eshte bashkuar ne stervitje me grupin tjeter te lojtareve.
Nje gje te tille e ka bere te ditur per “Shkodra Sport” vete lojtari teksa eshte shprehur: “Kam patur nje terheqje ne muskujt e shpejtesise. Gjendja tani eshte shume e mire. E kam kaluar demtimin jam bashkuar dhe prej dites se sotme jam bashkuar me ekipin”.
I pyetur nese e ka vuajtur kete periudhe larg skuadres, sulmuesi 21 vjeçar eshte shprehur: “Po e kam vuajtur pak sepse deshira ime eshte qe te rri me grupin sa me afer dhe te ndihmoj ekipin ne çdo ndeshje”.
Por a do te jete i gatshem Çoba qe per ndeshjen e rradhes, ate ndaj Skenderbeut? Vete lojtari pergjigjet: “Do e shikojm gjat javes me stafin dhe pastaj do vendosim”./SHKODRA-SPORT.COM/