Mungesa e hapesirave apo dhe e vemendjes se stafit teknik ndaj tij ka bere qe mesfushori Paulo Pjeshka te kerkoje largimin nga Vllaznia. Per rrjedhoje ai prej disa ditesh ka munguar ne stervitjet e kuqebluve duke mos qene nen urdherat e trajnerit Memelli.

Burime te gazetes “Shkodra Sport” bejne te ditur se 20 vjeçari u ka kerkuar drejtuesve te klubit ta lene te lire te largohet dhe duket se e ka marre aprovimin. Mbetet per t’u mesuar vetem nese do te lihet krejt i lire pa asnje detyrim apo do te huazohet ne ndonje skuader tjeter.

Gazeta njekohesisht ka mesuar se Pjeshka mund ta vazhdoje karrieren e tij tek Flamurtari i Vlores, skuader ku luan edhe i vellai- Denisi, megjithate çdo gje do te mesohet ne ditet ne vijim.

Paulo Pjeshka eshte nje produkt i Akademise Vllaznia me te cilin klubi ne fillim te sezonit te kaluar firmosi nje kontrate afatgjate, por mungesa e hapesirave e ka merzitur jo pak lojtarin. Memelli duket se nuk e ka patur shume ne vemendje ngaqe ne pozicionin e lojtarit anesor ka disa alternativa.

Sezonin e kaluar ai ka luajtur ne shume ndeshje me ekipin U21 duke kontribuar ne shpalljen e tij kampion, por nuk ka dashur qe te luaje edhe ne sezonin e ri aty. Per keto arsye, futbollisti mengjerash ka preferuar ta shohe veten ne nje skuader tjeter dhe gjasat jane qe te ndodhe keshtu ne ditet e ardhshme./SHKODRA-SPORT.COM/