Pas miqesores me malazezet e KOM Podgorica, Vllaznia U21 e drejtuar nga trajneri Vioresin Sinani do te zhvilloje kete mesjave nje tjeter perballje te ketij rangu. Kete here perballe saj do te jete ekipi i Beselidhjes se Lezhes.

Drejtuesit e te dy ekipeve kane vendosur qe kjo miqesore te luhet diten e merkure ne oren 17.00 ne stadiumin “Beselidhja” te Lezhes. Padyshim qe do te jete nje perballje interesante e cila pritet te marre edhe vemendjen e sportdashesve vendas.

Kjo sepse tifozet lezhjane kane interes per te pare ndryshimet qe kane ndodhur tek skuadra e tyre e zemres me ardhjen ne krye te saj te trajnerit Dritan Smajli, nje emer shume i njohur i futbollit te ketij qyteti.

Siç kemi raportuar vazhdimisht, Beselidhja ka bere disa perforcime deri tani, nderkohe qe ka ruajtur edhe bazen e lojtareve te sezonit te kaluar dhe me nje stervitje intensive, pretendon ngjitjen nje kategori me lart.

Nga ana tjeter edhe Vllaznia U21 ka pesuar shume ndryshime, si ne pankine ashtu edhe ne perberje. Ajo barazoi 1-1 ne miqesoren ndaj malazezeve te KOM, ndersa tashme do te testoje veten edhe ndaj Beselidhjes./SHKODRA-SPORT.COM/