Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREMurinjo nuk ndryshon as te Roma, ngul këmbë për të shkuar në...

Murinjo nuk ndryshon as te Roma, ngul këmbë për të shkuar në Amerikë para sezonit

Hoze Murinjo ka nisur të punojë nga detajet paraprake, para se të merret me kohë të plotë me Romën, aventurën e tij të re. Tekniku portugez iu ka kërkuar drejtuesve që fazën e përgatitjes parasezonale, ekipi ta zhvillojë në Amerikë.

Drejtuesit duhet të mundësojnë një çarter për ekipin dhe të kenë shumë shpenzime, megjithatë duken të prirur për të dëgjuar fjalën e teknikut të ri.

Lidhja e Murinjos me Amerikën tashmë është kthyer në një traditë për luzitanin, i cili e ka kryer fazën përgatitore në Kalifornia edhe kur ka qenë në drejtimin e Interit, Realit, Çelsit dhe Mançester Junajtid.

Në vitin 2017, Murinjo deklaronte se në kompleksin që gjen në Amerikë, i ka të gjitha në dispozicion dhe se gjithçka është shumë e organizuar. Kështu, me Murinjon në krye, këtë kompleks do ta provojë edhe Roma, ndërsa ekipi do të ketë mundësi të zhvillojë edhe teste miqësore me skuadra të MLS. /VipSport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments