Zhoze Murinjo nuk nguron së qeni protagonist me deklaratat e tij dhe kësaj here ka vendosur të thumbojë Interin për afrimin e Dzekos.
I pyetur për cilësitë e afrimit të ri Tami Abraham në krahasim me ato të Edin Dzekos, Murinjo u shpreh:
“Krahasimi është gjithmonë i vështirë, veçanërisht kur e bëjmë me njerëz që kanë bërë vërtetë mirë. Abrahami nuk e ka historinë e Edinit që është 35 vjeç, por Tammi ka fituar gjithçka nga Premier Liga e Champions-in, por ai është ende i ri dhe ka potencial të madh. Ne nuk mund t’i krahasojmë sulmuesit tanë me Ronaldon, Zhirun apo Dzekon pasi jemi të sigurt për aftësitë e tyre’’.
Pak ditë më parë, Murinjo u shpreh se ishte i befasuar nga largimi i Dzekos pasi boshnjaku shikohej si lider tek verdhekuqtë duke mbajtur dhe shiritin e kapitenit.