Murlani i femrave do të zhvillojë ditën e sotme ndeshjen e rradhës ndaj Partizanit të femrave, e vlefshme për javën e 17-të të kampionatit të femrave.

Në prag të kësaj sfide, trajneri i skuadrës së Murlanit të femrave, Arben Parmeza, ka dhënë një prononcim për “Shkodra Sport”, ku ka folur në lidhje me gjendjen e skuadrës dhe synimet e ekipit për këtë ndeshje. Tekniku shkodran Parmeza, shprehet i kënaqur dhe i mbushur me optimizëm nga i gjithë grupi.

“Me ekipin e Partizanit është një përballje interesante. Edhe pse në takimin e fazës së parë, fitoi Partizani dhe për momentin, ndodhet dy pikë më lart në klasifikim. Shkojmë në Tiranë për të fituar dhe kjo ndeshje është vendimtare për pozicionimin në vendin e katërt.

Atmosfera është pozitive. Arritëm një fitore të rëndësishme ndaj ekipit të Tiranës. Gjendja shëndetësore është e mirë. Nuk kemi mungesa. Shpresojmë të vazhdojmë serinë e fitoreve.

Në Tiranë shkojmë vetëm për fitore. Jam i bindur nga puna që po bëjmë përditë me vajzat dhe padyshim është loja dhe rezultatet pozitive, ato që na shtojnë besimin për një rezultat pozitiv.

Nëse vazhdojmë me këtë lojë dhe arrijmë t’i fitojmë ndeshjet e mbetura, moralisht jemi të dytët, me vetëm një humbje ndaj Vllaznisë. Kjo do të ishte arritja jonë më e madhe për këtë fazë të kampionatit”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Murlanit të femrave, Arben Parmeza.

Maringlen ZHIVANI