Murlani rikthehet te fitorja sërish. Pasditen e sotme ai ka fituar me rezultatin e thellë 5-0 ndaj ekipit të Bulqizës në ndeshjen e luajtur në fushën sportive të Barbullushit.
Në pjesën e parë ka qenë mesfushori Arlendo Dodani i cili ka zhbllokuar rezultatin që në minutën e 14-të ndërkohë që 15 minuta më vonë ka dyfishuar shifrat sulmuesi braziliani Edson Junior Trianoski. Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 2-0 për Murlanin.
Ndërkohë në pjesën e dytë vendasit do te shenonin edhe tre gola te tjere ku te tretin do ta shenonte serish braziliani Edson. Me pas do ta kishte rradhen edhe kapiteni Kaçubela
Nderkohe autor goli ne kete ndeshje do te behej edhe Devi Mballani. Ne kete menyre 5-0 per Murlanin qe me kete fitore u ngjit ne kuoten e 9 pikeve dhe ndodhet ne mesin e tabeles se renditjes./SHKODRA-SPORT.COM/