HomeKRYESOREMyrto Unuzi: Kam 25 milionë euro klauzolë nëse ngjitemi në La Liga....

Myrto Unuzi: Kam 25 milionë euro klauzolë nëse ngjitemi në La Liga. Te Granada më duan kapiten

Myrto Uzuni është në një formë mjaft të mirë këtë sezon. Sulmuesi kuqezi ka realizuar 21 gola deri tani me Granadan në ligën e dytë spanjolle. Golat e beratasit i kanë dhënë shumë avantazh ekipit të tij në renditje për t’u ngjitur në La LIga sezonin e ardhshëm.

Paraqitjet e tij mbreslënëse kanë rënë në syrin e suadrave “Big” të cilët kanë nisur ofertat e para në drejtim të tij. Granada duke ditur edhe interesin nga klubet e tjera do të kërkojë të fitojë sa më shumë nga shitja e tij. Për të folur për formën e tij dhe ofertat që kanë mbërritur për të në “Zona Gol” në “Supersport”, 27-vjeçari ka zbuluar shumëçka.

Goli 21-të me Granadën? “Vinim pas dy humbjeve. Dje kishim një kundërshtar si Las Palmas, që është një kundërshtar i fortë dhe ishte një fitore e madhe.”

Sekreti i formës së mire? “Nuk ka një sekret apo çelës, çelësi i vetëm është puna dhe regjimi që mbaj. Njerëzit që janë afër meje e dinë që mendoj 24 orë për futboll dhe ia dedikoj të gjithë kohën time futbollit.

Granada në La Liga? “Unë jam rritur gjithmonë duke parë La Ligan, Ronaldon e Messin dhe është një nga ligat më të forta në botë, jemi duke luftuar jemi afër dhe shpresoj të kualifikohemi si vendi i parë në renditje.”

E keni nisur nga Shqipëria dhe keni ecur shumë, tani kërkoheni edhe nga La Liga: “Karriera nuk ka nisur vetëm nga balta, karriera ime ka nisur që kur ikëm në Greqi si emigrant, ka punuar e gjithë familja, nuk ka qenë aspak e lehtë.”

Vlera që Granada i ka vënë për kartonin tuaj dhe kush mendon se do jetë klubi i së ardhmes? “Klauzolën në ligën e dytë e kam 12 milionë euro, ndërsa nëse ngjitemi në La Liga shkon në 25 milionë euro. Ka shumë oferta te Granada, pasi të gjithë e dimë që vështirë të gjesh sulmues që shënon shumë gola.”

Ofertat:? “Granada synon të më bëjë kapiten nëse ngjitemi në La Liga. Ky është sprinti final për mua dhe do jap maksimumin. Nëse vjen një ofertë e parezistueshme normal që do iki. Janë ekipe nga vendi i parë deri në vendin e pestë e të gjashtë të La Ligas dhe nga Premier League. Kam dhe ofertë për në Katar. As nuk e mendoj që të lëviz nga Europa, futbollin di ta bëj më së miri dhe jam i lumtur dhe mendoj se kam edhe shumë për të dhënë.”

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments