Prishtina pësoi disfatë dhe në sfidën e dytë me kampionët e Hungarisë, Ferencvaroshin, teksa këta të fundit triumfuan në stadiumin ‘’Fadil Vokrri’’ me rezultatin 1-3.

Padyshim vendimtar në këtë ndeshje ishte sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni i cili realizoi tripletë. Beratasi ishte i pandalshëm në pjesën e dytë duke shënuar tre herë brenda 45 minutave. 25 vjeçari e mbajti premtimin e tij duke mos festuar në golat ndaj Prishtinës.

Goli i vetëm për bardheblutë u realizua nga Hoti. Prishtina eliminohet kështu nga Champions-i dhe do të vazhdojë aventurën në Ligën e Konferencës, ndërsa Ferencvaroshi dhe Uzuni vazhdojnë rrugën drejt Ligës së Kampionëve.

FT/ PRISHTINA-FERENCVAROSH 1-1

Hoti 67′ / Uzuni 48′, 79′, 86′