Vllaznia do të udhëtojë drejt Durrësit, aty ku nesër e pret ndeshja delikate me Teutën (16:30). Shkodranët do të vijnë në këtë ndeshje me tre mungesa të sigurta, me lojtarët që mungojnë për shkaqe dëmtimesh.

Hygor, Malota dhe Ramadani janë tre mungesa të mëdha për trajnerin Dedja, që do të kërkojë një gol në transfertë, për të marrë kualifikimin në Kupën e Shqipërisë.

Ndeshja e parë në “Loro Boriçi” përfundoi 2-2, me shkodranët që nuk ruajtën në dy raste avantazhin.

Vllaznia edhe në kampionat gjendet në ujëra të turbullta, duke mbajtur vendin e tetë në klasifikim, vend që të çon në ndeshjen shtesë për të qëndruar në Kategorinë Superiore./newsport/