Myrto Uzuni ka qenë shumë entuziast pas fitores 1-0 të Shqipërisë ndaj Serbisë në Leskovac.

“Kur thërritesh në ekip jep gjithçka në fushën e lojës. Isha i gatshëm, prisja momentin, për këtë komb jam gati të jap çdo gjë, edhe të vdes në fushë madje.

Unë jam i gatshëm, luaj aty e sakrifikoj për ekipin. Nuk më intereson edhe nëse luan si mbrojtës i majtë. E kisha një kundërshtar të fortë si Pavloviç, duhet të mbroja e ndihmoja Hysajn. Ishte fitore e madhe, ka bërë një punë të madhe trajneri e stafi e jam i lumtur që hymë në histori.

Unë thjesht jam i përgatitur, studiova kundërshtarët duke i parë në video personale, unë jetoj për këtë, i dedikoj kohën futbollit. Dhe a jemi live?

Jam shumë i lumtur që jam shumë i lumtur që jam kthyer në kombëtare, besoj se është ndjesia më e mirë për të përfaqësuar kombin e vet. Ia dedikoj familjes time, të gjithë atyre që përjetuan edhe periudhën e Europianit. Unë stërvitem dy herë në ditë.

Botërori në Amerikë? Është një ëndërr e bërë realitet për mua, humba Europianin dhe të luaja Kupën e Botës të luaj në Amerikë do ishte dhurata më e bukur për mua”, tha Uzuni për “SuperSport” pas ndeshjes.