Trajneri i Mançester Junajtid, Zhoze Mourinjo, e ka ndarë mendjen për lojtarin që do të mbulojë krahun e djathtë të mbrojtjes sezonin e ardhshëm.

Ai është shkodrani Elseid Hysaj, lojtari i kombëtares kuqezi që luan me Napolin.

“The Sun” e bën të kryer, duke shkruar se trajneri portugez është gati të paguajë klauzolën e 50 milionë eurove për ta marrë Hysajn nga Napoli në merkaton e verës.

Mateo Darmian pritet të kalojë te Juventusi dhe nevoja për një mbrojtës të djathtë te Mançesteri bëhet më emergjente.

Ky pozicion shihet me përparësi nga trajneri Mourinjo, i cili kërkon ta mbyllë sa më shpejt me blerjen e Hysajt.

Prestigjiozja angleze shkruan se 24-vjeçari shkodran është nga më të mirët në Europë në rolin e tij dhe se kërkohet edhe nga klube të tjera të mëdha. / Vipsport/