HomeKRYESORENapoli bindet për të shitur Koulibaly te PSG

Napoli bindet për të shitur Koulibaly te PSG

Napoli më në fund duket se po bindet për të shitur Kalidou Koulibaly, me drejtuesit e PSG-së që duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët me presidentin Aurelio De Laurentiis.

Mediat në Itali bëjnë me dije se marrëveshja pritet të mbyllet javën e ardhshme, me Napolin që do të përfitojë gati 60 milionë euro plus bonuset.

Koulibaly shihet si pasuesi ideal i Thiago Silvës në Paris, ku braziliani që ishte në fund të kontratës kaloi te Chelsea si lojtar i lirë.

Senegalezi i Napolit ishte lidhur dhe me një kalim të mundshëm te Manchester City, por duket se kampionët e Francës janë treguar më bindës dhe janë gati të kompletojnë transferimin.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments