Klubi i Sepahan ka filluar kontaktet me FSHF-në për të zgjidhur çështjen e transferimit përfundimtar të mesfushorit Edon Hasani që u largua nga Vllaznia për të firmosur në Iran. Futbollisti nuk u aktivizua në takimin e të premtes në kampionat pasi nuk kishte siguruar ITC (çertifikatën e transferimit ndërkombëtar) që i nevojitej për të plotësuar dokumentacionin në Iran. Sipas mediave iraniane, gjatë 24 orëve të fundit ka pasur komunikim të vazhdueshëm me FSHF-në dhe Federatën Siriane, pasi ka afruar së fundmi edhe një portier nga Siria.

Klubi synon të ketë gati Hasanin në javën e ardhshme dhe ka bindjen se mund ta arrijë një gjë të tillë.

“Po e ndjekim me shumë vëmendje situatën e këtyre dy lojtarëve dhe me siguri ITC do ta kemi për të luajtur ndeshjen e radhës (më 29 dhjetor)”, deklaroi një prej zyrtarëve të lartë të klubit për mediat iraniane. Kjo deklaratë duket e çuditshme duke llogaritur se klubi i Vllaznisë ka bllokuar transferimin e lojtarit i cili nuk ka respektuar kontratën duke u larguar pa leje.