Napoli do të nise ditën e nesërme zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri. Lojtarët kanë përfunduar pushimet dhe ekipi do të udhëtojë drejt Dimaros për të nisur fazën përgatitore. Trajneri Ançelotti ka zbuluar listën e lotjarëve që do të marrin pjesë. Bie në sy mungesa e Hysajt, por siç bëjnë të ditura mediat italiane, për mbrojtësin shqiptar janë programuar edhe disa ditë më shumë pushime.

Kjo për arsye se lojtari ka qenë pjesë e Kombëtares për eleminatoret EURO 2020. Së bashku me Hysajn në ditët në vijim do të bashkohen edhe Insigne, Mertens, Milik, Mario Rui e Zielinski, por edhe disa tjetër që janë duke luajtur aktualisht në Kupën e Amerikës dhe Afrikës.

Portier: Orestis Karnezis, Davide Marfella, Nikita Contini, Hubert Idasiak

Mbrojtës: Giovanni Di Lorenzo, Sebastiano Luperto, Alessandro Zanoli, Nikola Maksimovic, Lorenzo Tonelli, Faouzi Ghoulam, Kevin Malcuit, Vlad Chiriches.

Mesfushorët: Valerio Labriola, Marco Rog, Luca Palmiero, Gianluca Gaetano, Simone Verdi, Karim Zedadka

Sulmuesit: Lorenzo Sgarbi, Gennaro Tutino, Alessio Zerbin, Carlos Vinicius, Roberto Inglese, Josè Callejon, Amin Younes.