Vllaznia U21 e nisi kampionatin me nje barazim ne transferte ndaj Partizanit. Ne pamje te pare duket nje rezultat jo i mire nisur nga gjendja e shkelqyer qe ky ekip ka treguar gjate fazes pergatitore apo dhe ndeshjeve miqesore qe ka zhvilluar.

Por duket se ne kete rezultat ka ndikuar per keq pjesa e pare e ndeshjes qe nuk u interpretua ashtu si duhet nga kuqeblute e drejtuar nga trajneri Plori dhe si rrjedhoje u gjenden ne nje disavantazh te shpejte 0-2. Megjithate ne pjesen e dyte, fale edhe zevendesimeve te bera gjerat moren rrjedhe tjeter dhe ndeshja u mbyll ne barazim 2-2.

Megjithate pjestaret e stafit teknik te Vllaznise mendojne se kjo ndeshje duhej fituar nisur nga menyra si u luajten 90 minutat dhe mundesite e shumta qe paten per shenim kuqeblute. Gjithsesi ka qene ndeshja e pare dhe emocionet e gares duket se kane bere te veten tek kuqeblute.

Vllaznia U21 luajti me kete formacion: Shkoza, Xhilaj, Paloka, Shimaj, Pusi, Mujaxhi, Bushaj, Bizi, Dulaj, Osmani, Musaraj. Ne pjesen e dyte jane aktivixuar edhe Pjeshka, Delaj, Maliqi, Peku e Aliu.

Skuadra shkodrane gjithsesi e ka lene tashme pas barazimin e sotem ne kryeqytet ndaj Partizanit dhe nga neser do te nise te mendoje per sfiden e rradhes, ate qe do te luaje javen tjeter ne “Reshit Rusi” ndaj Teutes ku padyshim qe do te synohet vetem fitorja./SHKODRA-SPORT.COM/