Dita e sotme eshte e veçante per nje emer te njohur te futbollit shkodran: Brikeno Bizi. Trajneri aktual i Akademise Vllaznia mbush gjysmeshekulli, pra 50 vjeç dhe padyshim qe kete dite do ta kaloje ne menyren e duhur bashke me familjen dhe miqte e tij.

Ai ka lindur ne Shkoder me 7 shtator 1972 dhe gjithe jeten e tij deri tani ia ka kushtuar futbollit. Bizi eshte nje emer i njohur si futbollist ne vitet ’90 me Vllaznine, por ka luajtur me sukses edhe me Partizanin, Beselidhjen e Luftetarin, ashtu siç eshte aktivizuar me sukses edhe ne futbollin gjerman.

Nderkohe prej disa vitesh ka nisur rrugen e trajnimit, fillimisht tek ekipet e Akademise se Ades, me pas krijuan bashke me Edi Martinin shoqaten “Vllaznimi” ndersa vitet e fundit eshte trajner tek Akademia Vllaznia duke drejtuar me rradhe ekipet U17, U15 dhe se fundi U13.

Pasardhesi i te madhit Sabah Bizi eshte munduar te krijoje gjithmone profilin e tij si sportist dhe tashme si trajner dhe kjo padyshim e ka bere ate te jete kembengules ne arritjen e objektivave qe i ka vene vetes.

Gazeta “Shkodra Sport” gjen rastin ta uroje Brikenon “edhe 100 vite te tjera te lumtura” dhe po ashtu, per nje karriere sa me te suksesshme ne trajnim”.