Juventusi i ka dhënë një leksion të mirëfilltë futbolli Atletiko Madrid, duke përmbysur humbjen 2-0 në sfidën e parë përballë spanjollëve dhe duke siguruar kualifikimin në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve me suksesin 3-0 në Torino.

Një ndeshje e dominuar nga fillimi deri në fund për bardhezinjtë, të cilët kanë provuar shumë herë të mposhtnin Oblak, duke ia dalë në tre raste falë Kristiano Ronaldos, por edhe një loje të shkëlqyer të Bernardeskit i cili tregoi se e meriton një shans më shumë si titullar.

Ronaldo shënoi dy gola me kokë, ndërsa vulosi tregolëshin personal me penallti pak minuta para fundit, duke treguar edhe një herë se ky është turneu i tij dhe kur nevojitet një ndeshje e madhe, ai është gjithmonë gati. /vipsport/

Juventus-A. Madrid 3-0
27′, 49′, 86′ (p) Ronaldo