Dita e sotme ka qene e veshtire per klubin e Veleçikut dhe gjithe sportin ne Malesi te Madhe. Eshte ndare nga jeta ne menyre te parakoshme ne moshen 54 vjeçare Dalip Rustemaj, ish- futbollisti dhe sekretari i klubit i kesaj skuadre.

Nje ngjarje e rende per familjen e tij dhe jo vetem sepse Dalipi ishte nje emer shume i njohur per te gjithe kete zone dhe kontributi i tij ka qene shume i madhe jo vetem ne sport por edhe ne fusha te tjera teksa se fundi ka drejtuar Drejtorinë e Shërbimeve Publike në Bashkinë Malësi e Madhe.

Dalipi eshte edhe babai i futbollistit Elvis Rustemaj qe eshte rritur tek Akademia Vllaznia por prej vitesh ka qene pjese e ekipit Beselidhja te Lezhes.

Gazeta “Shkodra Sport” i shpreh ngushellimet me te sinqerta Elvit dhe gjithe familjes Rustemaj, por edhe komunitetit te sportit ne Malesine e Madhe per humbjen e tij!.