Eurodita është një vajzë që jeton në fshatin Barbullush në Shkodër dhe ëndërron që të bëhet futbolliste.Por duket e se jeta nuk ka qenë shumë e mirë për të dhe familjen e saj, pasi jetojnë në kushte shumë të vështira ekonomike.

Gazetari Senad Nikshiqi ka sjellë historinë e saj për publikun, duke treguar vështirësitë që 11-vjeçarja ka për të mësuar.

Ajo nuk ka një vend ku të lahet dhe çatia e banesës mund të shembet në çdo moment. Eurodita jeton me nënën dhe babain e vëllain e saj, të dy të sëmurë. Të vetmet të ardhura për këto familje janë kepi dhe ndihma ekonomike që me zor u del për të blerë bukë.

Pavarësisht se është e paushqyer, 11-vjeçarja shkon të luajë me ekipin e futbollit të femrave Juban Danja Murlani. Gazetari Senad Nikshiqi u ka bërë thirrje qyetetarëve që kush të ketë mundësinë, t’i vijë në ndihmë kësaj familje.

Postimi i plotë i gazetarit:

Eurodita eshte nje engjell 9 vjeçar e cila jeton ne fshatin Barbullush. Ajo nuk ka as ku te mesoje ne banesen e saj dhe as ku te lahet. Per t’u lare shkon here tek dikush e here te dikush tjeter. Çatia e baneses mund te shembet ne çdo moment ndersa baraka ne foto eshte tualeti i kesaj familjeje.

Vajza me emrin e veçante jeton ne kushte ekstreme bashke me nenen e saj dhe babain e vellane qe te dy te semure. Te vetmet te ardhura jane kempi dhe ndihma e paperfillshme ekonomike qe nuk i dalin as per buken e gojes jo me per ilaçe. Gruaja e perlotur eshte nena e saj!

Eurodita, edhe pse ne kushte ekstreme ajo ka nje enderr te madhe, te behet futbolliste. Ne pamundesite e saj ekonomike dhe veshtiresite e jetes qe e kane pjekur para kohe, kjo vajze shkon dhe stervitet me ekipin e futbollit te femrave Juban Danja Murlani. Çfare vajze, çfare femije. Me barkun bosh luan futboll! Une them qe Euridita nuk e meriton kete jete! Sa me shume qe te ndihmohet aq me mire do ishte! newsport/