“Juban Danja” ka arritur te marre nje tjeter fitore ne kampionat duke forcuar tashme gjithnje e me shume pozitat e saj ne vendin e dyte te renditjes.

Pasditen e sotme, vajzat e drejtuara nga trajneri Elis Legata kane luajtur ne Maliq ndaj skuadres vendase dhe kane fituar me rezultatin 3-0.

Golin e pare te ketij takimi e ka shenuar mesfushorja Paula Jaku qe ne minuten e 17-te. Ky gol do t’i hapte rruge edhe dy golave te tjere shenuar po ne kete pjese te cilat kane per autore futbollistet Kamberi dhe Caka.

Ne pjesen e dyte pavaresisht rasteve te krijuara, “Juban Danja” nuk ka shenuar gola te tjere dhe per kete arsye, i gjithe takimi eshte mbyllur ne shifrat 3-0.

Me kete trepikesh, ekipi shkodran eshte ngjitur ne kuoten e 19 pikeve dhe tashme do te behet gati per ndeshjen e fundit te fazes se pare, ate qe do te zhvilloje javen e ardhshme ne Shkoder ndaj Apolonise. Ne rast fitoreje, Juban Danja do te konsolidoje pozitat e saj ne vendin e dyte te renditjes.
www.shkodrasport.com