Është ndarë nga jeta në moshën 65 vjeçare gazetari i njohur sportiv nga Fushe- Kruja, Murat Aruçi. Lajmin e bën të ditur kolegu i tij gazetrai sportiv Filip Gjokeja.

Postimi i Gjokesë.

“Lamtumirë Shoku, Miku e Kolegu im i Nderuar Murat Aruçi! Shumë i Trishtuar për Ndarjen Tënde nga Jeta. Nuk Gjej Fjalë të Shpreh Hidhërimin qe më Ka Mbërthyer.

Qofsh i Xhenetit e të Qoftë Dheu i Lehte Miku Im!” shkruan, Filip Gjokeja në një postim të rrjetit social FB.

Murat Aruçi që prej vitit 1992 figuron zëri sportiv i Krujës dhe Fushës Krujës aty ku dhe jetonte së fundi. Ai ishte i dhënë mjaft pas profesionit duke pasqyruar me korrektësi dhe profesionalizëm aktivitetet sportive të zonës.